Presidenca s’e përjashton mundësinë që t’i drejtohet Kushtueses për punën e mandatarit

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se është nën përgjegjësinë e Presidentit funksionalizimi i institucioneve kushtetuese.

“Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”, thuhet në një përgjigje për KTV-në.

Por, ditë më parë, njohës të çështjeve juridike i kanë thënë Koha.net, se caktimi i afateve kohore për mandatarin për krijimin e Qeverisë, sikurse as adresimi i çështjes në Kushtetuese për këtë problem nuk është kompetencë ligjore e Kryetarit.