Presidenti dekreton shpërndarjen e Kuvendit (dekreti)

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës”, ka shkruar në faqen e tij në FB, Hashim Thaçi, President i vendit .

“Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”.

“Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses. HTH” , ka përfunduar Presidenti. /Fokusi.info/