Qytetari nga Fushë-Kosova: Vajza së bashku me nusen kanë ikur nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më

Një qytetar nga Fushë-Kosovë ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë më nuk janë kthyer.

Ankuesi ka deklaruar se nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë të cilët janë duke e hetuar rastin.

“Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.”