Presidenti kroat godet Serbinë: Në bazën ushtarake ku u stërvit grupi terrorist serb, s’hyn dot pa aprovim

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq është treguar i rreptë ndaj Serbisë, ndërsa tha se ajo duhet të japë disa përgjigjie mbi sulmin në Banjskë të Kosovës, zhvilluar më 24 shtator.

Ai madje argumentoi mes tjerash se për të hyrë në bazën e ushtrisë serbe, në të cilën edhe u dëshmua se u stërvit grupi terrorist, duhet aprovim paraprak, transmeton klankosova.tv.

”Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”.

Këto deklarata, presidenti serb, i tha sot, në pritjen shtetërore në Zagreb, të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.