Presidenti Lukashenko akuzon NATO-n se po duan ta rrëzojnë nga pushteti

Pretendimet e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko se “fuqitë e huaja” po organizojnë ndërtimin e trupave në kufirin e vendit, janë të pabaza, thotë NATO.

Lukashenko ka deklaruar se forcat e tij të armatosura janë në “gatishmëri të lartë” ndërkohë që protestat kundër tij po vazhdojnë në rrugët e qytetit Minsk kjo pas zgjedhjeje të diskutueshme dy javë më parë. Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Lukashenko nga udhëheqja e shtetit pasi sipas tyre zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara e të vjedhura.

Udhëheqësi, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, pretendon se blloku NATO po përpiqet të ndajë Bjellorusinë dhe të instalojë një president të ri në Minsk.

Ai tha që trupat në Poloni dhe Lituani po përgatiteshin vetë dhe se ai po lëvizte forcat e tij të armatosura në kufirin perëndimor të vendit.

“Ata po trondisin situatën brenda vendit tonë, duke u përpjekur të rrëzojnë autoritetet,” tha Lukashenko, duke shtuar se ai urdhëroi shefat e tij të sigurisë “të marrin masat më të vështira për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”.

BBC shkruan se NATO e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë se ajo nuk paraqet asnjë kërcënim për Bjellorusinë ose ndonjë vend tjetër dhe nuk ka ndërtim ushtarak në rajon.

“Regjimi po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme të Bjellorusisë me çdo kusht me deklarata krejtësisht të pabazuara në lidhje me kërcënime të jashtme imagjinare” tha presidenti Lituanisë Gitanas Nauseda për agjencinë e lajmeve AFP.

NATO po i kërkon Bjellorusisë që të respektojë të drejtat themelore të njeriut të qytetarëve të saj.

Lukashenko u rizgjodh president në 9 gusht por votimi u konsiderua gjerësisht mashtrues. Protestat që kundërshtuan rezultatin u takuan me një sulm brutal që vrau të paktën katër persona dhe demonstruesit thanë se ata janë torturuar në burgje dhe qendrat e paraburgimit. /Zëri