Presidenti nis konsultat për datën e zgjedhjeve, Rama konfirmon prezencën, takon nesër Metën

Ftesës së presidentit Ilir Meta drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme, i është përgjigjur pozitivisht edhe kryeministri Edi Rama.

Në takimin që do të mbahet ditën e nesërme është konfirmuar se Kryeministri Rama do të shkojë në Presidencë, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rama do të takohet me presidentin Meta për t’u konsultuar në lidhje me një datë të mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në periudhën 15 prill deri më 15 maj 2021.

Presidenti Meta pas takimit me drejtuesit e PS për këtë çështje do të takohet dhe me përfaqësuesit e PD në orën 12:00, ku Lulzim Basha ka konfirmuar prezencën e tij më herët dhe në 12:30 do të zhvillojë takim me zv.kryetarin e LSI, Luan Rama.

Ndërsa në orën 17:30 Meta do të pres në takim edhe Rudina Hajdarin.

Shqiptarja.com