Zjarr në banesë, vdes personi që ishte brenda

Në fshatin Podë të Kolonjës ka rënë zjarr në një banesë, ku ndodhej një 89-vjeçar.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur i moshuari, Vangjel Rusta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.