Presidenti Thaçi: I pikëlluar për vdekjen e Osman Zhitisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka pikëlluar pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia, shkruan Fokusi.info.

Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre. HTH