E rrallë: Deputeti i Vetëvendosjes kritikon shefin e tij, Albin Kurtin

Kritikat publike zakonisht brenda kryetarëve të partive në Kosovë mungojnë dhe nuk mund t’i dëgjojmë, por dikush brenda Lëvizjes Vetëvendosje po e bënë këtë ndaj shefit të tij.

Një kritikë publike për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ardhur nga deputeti i partisë së tij, Shpejtim Bulliqi, transferi i këtyre zgjedhjeve nga LDK’ja.

Bulliqi ka thënë se Kurti nuk është dashur që ta lejojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që të zgjedh i pari ministrinë, për shkak se sipas tij, kjo gjë nuk ka qenë korrekte, njofton Klan Kosova.

”Nuk është dashur që të lejohet LDK-ja të zgjedh e para ministrinë, e që e ka zgjedh ministrinë e Punëve të Brendshme. LDK ka dalur e dyta në zgjedhje dhe s’ka pasur asnjë të drejtë që të zgjedh e para”, ka thënë Bulliqi për Blic./gazetametro.net