Presidenti Thaçi i vazhdon ndejat nëpër odat e Drenicës

Presidenti Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen Demaj në Abri të Drenicës.

Nga atje, Thaçi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se familja Demaj ka dhënë kontribut të madh në luftën e UÇK’së.

Shkrimi i plotë:

Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë.