Thaçi u bën thirrje institucioneve të rendit: Të zbardhet vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit

Për vrasjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, ka reaguar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i ka bërë thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejt që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. U bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejt që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit ua shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, ka thënë Thaçi.