Dedaj: Albin Kurti të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e reja

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, tha se pret dorëhqjen e Albin Kurtit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Dedaj tha se kjo duhet të ndodhë që të tejkalohet gjendja dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe të sanohen dëmet e shkaktuara me BE-në dhe SHBA-në.

“Personalisht pres doreheqjen e kryeministrit Kurti dhe zgjedhje te reja, me qëllim te tejkalimit te kesaj gjendje dramatike dhe te sanimit te demeve te rrezikshme me SHBA dhe BE, te cilat i ka shkaktuar pushteti aktual me mentalitet stalinist, perjashtues dhe kryeneq. Pavaresia e Kosoves eshte projekt i perbashket i Kosoves me Uashingtonin dhe Brukselin dhe vetem ky partneritet garanton sovranitet, integritet, paqë, siguri dhe integrim euro-atlantik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Deklaratat e Dedajt vijnë pas tensioneve të muajit të fundit në veri të Kosovës.

Pak ditë më vonë, Policia e Kosovës, arrestoi Milun Milenkovoiq, i njohur si njëri nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri dhe i përfshirë në sulmin ndaj ushtarë të KFOR në Zveçan.

Kjo solli kundërpërgjigjen e Serbisë duke bërë kidnapimin e tre policëve në veri të vendit.

Ditën e djeshme po ashtu janë sulmuar një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, çka ka sjellë reagimin e fortë të udhëheqësve politë në Prishtinë.

Pavarsisht deklaratave të ndërkombëtarëve për deeskalim, gjendja në veri vazhdon të jetë e tensionuar.