Sigal Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës

Sigal Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, për vitin 2019.

Kampionët e Kosovës kanë mposhtur në finale KB Rahovecin me rezultat 91:73.

Kjo finale e Superkupës, për herë të parë është zhvilluar në qytetin e Rahovecit, në palestrën ‘Mizahir Isma’.

Në një prani prej 2500 tifozësh, të dy skuadrat dhuruan shfaqje të mirë, me Sigal Prishtinën që në fund iu gëzua suksesit.

Kryeqytetasit dominuan pothuajse gjithë ndeshjen, me lojtarët si Fahro Alihozdic dhe Dardan Berisha që ishin në formë të mirë.

Kjo është humbja e tretë për KB Rahovecin në finale, pasi pak muaj më pak, pikërisht nga Sigal Prishtina janë mundur edhe në finalen e Play Offit për titullin e kampionit dhe në finale të Kupës së Kosovës.