Presidenti Thaçi takon Pelos– flasin për marrëveshjen e paqes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka takuar Nancy Pelosi, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Presidenti Thaçi, ka thënë se në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes.
“Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit”, ka shkruar Thaçi.
“Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes”.