Presidenti Thaçi tregon se kur do të ndërmarr hapat për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën tjetër do të ndërmarr hapat për formimin e qeverisë së re, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në Twitter, Thaçi ka thënë edhe se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien, për të forcuar përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar #Covid19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien, për të forcuar përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën”, shkruan Thaçi.