Presidentja në shërbim të VV’së, fton partitë për të shtyrë zgjedhjet

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për një takim konsultativ për të hënën.

Ftesa lidhet siç thuhet “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

“Takimi konsultativ do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kjo është një pjesë e ftesës që ka qarkulluar në mbrëmje nëpër media.