Qeveria vendos kur do të mbyllen shkollat në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me pandeminë në Kosovë është serioze, por e menaxhueshme.

Hoti ka folur edhe për përfundimin e gjysëmvjetorit të parë në shkollat e vendit.

“Jemi dakorduar që gjysëmvjetori i parë të përfundojë më 18 dhjetor dhe kërkojmë që deri në këtë datë të përmbyllet planprogrami në shkolla. Derisa më 18 janar të fillojë gjysëmvjetorit i dytë”, tha Hoti.

Ai sot në një konferencë për media, ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të COVID-19.