Presidentja Osmani deklarohet rreth tërheqjes nga Trusti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së saj në Pejë, ka inkurajuar deputetët që të marrin parasysh interesat e qytetarëve, kur është pyetur për çështjen e tërheqjes së Trustit prej 30 për qind.

Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Osmani ka thënë se vendimi i përket Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket Trustit, ky është vendim i Kuvendit të Kosovës. Në qoftë se kalon Ligji do të vijë tek unë. Që deputeti të ndihet i lirë, pavarësisht cilës parti, të ketë për bazë edhe ekspertizën e institucioneve qendrore. Ju e dini betimin e deputetit, që të marrë vendim në interes të qytetarëve që përfaqëson, dhe jam i bindur se do ta kenë këtë interes kudo që shkojnë”, është deklaruar ajo.

Kjo është hera e parë që presidentja është prononcuar lidhur me çështjen e tërheqjes së Trustit prej 30 për qind, e cila është përkrahur nga opozita.