Tërmkolli: Çfarë demagogu Albini, veç kapjen e shtetit e arsyetoi në pikë të ditës

Ish deputetja Melihate Tërmkolli ka komentuar emërimet në borde nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Tërmkolli ka thënë se të gjitha vendimet Kurti i ka marrë natën, ndërsa veç kapjen e shtetit po e arsyeton ditën.

Ajo e ka quajtur Kurtin demagog.

Postimi i Tërmkollit:

Kur e kapë shtetin VV qenka ç’kapje?!

Krejt kjo në kohë coronavirusi!

Madje si Qeveri e shkarkuar!

Interesant, të gjitha vendimet Albini i ka marrë natën, në pikë te natës, veç kapjen e shtetit e arësyeton në pikë të ditës. Po pra, “erdhi dita” me kapë shtetin!

Ç’farë demagogu!