Presidentja Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.

Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”.