Presidentja Osmani viziton kopshtin e fëmijëve në Lipjan: E ardhmja e Kosovës është e ndritshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizitës së saj në komunën e Lipjanit dhe takimit me kryetarin e saj, Imri Ahmetin, e vizitoi edhe kopshtin e fëmijëve.

E para e vendit u shpreh se e ardhmja e Kosovës edhe e ndritshme, pas kësaj vizite.

“Në mesin e më të vegjëlve tanë në kopshtin e fëmijëve në Lipjan, u mbushëm përplot energji pozitive. E ardhmja e Kosovës është e ndritshme”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Fokusi.info.