Baraliu e jep rezultatin final të zgjedhjeve, kaq deputetë mund të marrë Vetëvendosje

Analisti Bleron Baraliu ka paraqitur parashikimin e tij sa i përket ulëseve që do të marrin në legjislaturën e re, subjektet politike.

Sipas rezultatit final, Baraliu thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 deputetë, PDK 20 deputetë, LDK-ja 15 deputetë kurse AAK-ja do të ketë vetëm nëntë deputetë.

Sipas tij, partia e Albin Kurtit ka gjasa për 15% që të sigurojë 57 ulëse, derisa shtoi se të pakta janë gjasat që ky numër të bie nën 55 ulëse.

LDK ndërkaq shton se do t’i ketë 15 deputetë, ndërsa partia e Ramush Haradinajt shton se mund të mbetet me 8 deputetë nëse LVV-ja siguron 57 ulëse.

Baraliu theksoi se duhet të pritet numërimi i votave të diasporës që të dihet saktë rezultati.