Pretendenti për Ministrinë e Jashtme: UÇK-ja ka qenë një pakicë, nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një pakicë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Surroi ka thënë se UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, pork a qenë një pakicë e organizuar që ka luftuar.

Sipas Surroit UÇK’ja ka qenë pakicë që nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë.

“UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, ka qenë pakicë në Kosovë, pakicë natyrisht e organizuar e ka luftuar, por ka qenë pakicë nuk e ka përfaqësu shumicën në Kosovë, shumicën e spektrit politikë”, tha Surroi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.

Surroi këto komente i bëri teksa fliste për humbjen e krahut të luftës në zgjedhjet e fundit pas shumë viteve dhe ardhjen në pushtet të opozitës.