LAJMI I FUNDIT| Osmani përfshihet në krizën e grevave, nesër i takon krerët e sindikatave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të Qeverisë.

Rrahman Jashari, kryetari i SBASHK-ut, e ka konfirmuar për Demokracia.com ftesën e presidentes Osmani.

Ai ka thënë se sot gjatë ditës dy herë është telefonuar nga kabineti i Osmanit dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim në agjendë, nesër në orën 15:00 takohen me Osmanin.

Ky takim vjen si një përpjekje për të gjetur një zgjidhje, pas grevës së përgjithshme në arsim dhe administratë dhe pas ndaljes së pagave nga Qeveria për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë në komuna.