Prezantohet si zyrtar policor, arrestohet

0
240

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, njofton policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.