Zona 100 km/h, shoferi “fluturon” 209 km/h – Policia e gjobit 300 euro dhe 3 muaj ndalim vozitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një shofer duke vozitur 209 km/h në zonën ku shpejtësia lejohet deri në 100, transmeton IndeksOnline.

Ndalimi i shoferit është bërë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, segmenti Vërmicë-Gjërgjicë.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 209 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.