Prishtina e ndotur, këto janë shifrat shqetësuese në këto momente

Ndotja e ajrit në Prishtinë arrin në përmasa shqetësuese.

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë problem i madh shëndetësor me të cilin përballen qytetarët në Kosovë, kryesisht në Prishtinë.

Ndërsa të dhënat e cilësisë së ajrit të ofruara nga Ambasada Amerikane në Prishtinë tregojnë se sot AQI (Indeksi i cilësisë së ajrit) është 197, që do të thotë ajër i papërshtatshëm.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.