Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Megjithatë, në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.