Prishtinasi gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, rasti hapet në polici si ‘vdekje e dyshimtë’

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e tij, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa rasti në polici është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:30 në stacionin policor Qendra në Prishtinë, është hapur një rast ‘Vdekje e dyshimtë’. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetë pa shenja jete në shtëpinë e tij, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merren njësitet kompetente policore”, tha Ahmeti.