Pritet ta konfirmojë vetë Kryeministri Johnson, Britania bëhet gati për hapje të plotë duke filluar nga data …

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të konfirmojë faktin se në Angli duke filluar nga 19 Korriku mund të hiqen të gjitha kufizimet e Covid-19.

Vendosja e maskave në mënyrë vullnetare, heqja e distancës sociale dhe vendosja e kodit QR nëpër restorante pritet të jenë disa nga pikat ku do të referohet Johnson në konferencën për mediat. Sipas tij, njerëzit tanimë duhet të mësojnë të bashkëjetojnë me Covid-in.

Me heqjen e këtyre masave të mbetura në Britani megjithatë pritet të ketë një shtim të infeksioneve, megjithatë specialistët por edhe ministri i Shëndetësisë, shprehen se vdekjet do të kufizohen ndjeshëm si pasojë e rritjes së numrit të të vaksinuarve në vend.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, vetëm në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe u raportuan 27,334 raste të reja, ndërkohë që u shënuar edhe 9 të vdekur si pasojë e Covid-19.

Sidoqoftë, ndërsa shumë nga rregullat dhe udhëzimet e mbetura duket se do të hiqen, Kryeministri nuk pritet të adresojë vetë-izolimin, kufizimet e udhëtimit ose rregullat në shkolla.