Thaçi – Kurtit: Kurdo që je i gatshëm të pres

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për gazetarët, ka folur në lidhje me refuzimin e sërish të kryeministrit Albin Kurti për një takim me të, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me kërkesën e pandalshme të SHBA-së për heqjen e taksës, raporton IndeksOnline.

Përkundër këtij refuzimi ,Presidenti ka thënë se dera e presidencës do të jetë sërish e hapur për kryeministrit Kurti, kurdo që ai e vlerëson se duhet të shkoj në takim te Thaçi.

“Kurdo që ai është i gatshëm e pres”, tha shkurt Thaçi.

Ai duke komentuar qëndrimet e LDK-së se më parë bie qeveria se sa të prishen raportet me SHBA-në, tha se të gjithë liderët kosovar janë të zëvendësueshëm.

“Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm. Kushdo, çdo liderë do të pensionohet para kohe se sa të largohen trupat amerikane në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.

Thaci ka thënë se cdo lider politik në vend është i njoftuar me situatën aktuale në vend.