Problemet shëndetësore? Maradona shembet në tokë gjatë ndeshjes (video)

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona nuk po kalon një moment të mirë në karrierë.

Argjentinasi ka treguar shpesh luhatje shëndetësore, diçka që është konfirmuar edhe në ndeshjen e fundit mes Gimnasia la Plata dhe Central Cordoba, e fituar me shifrat 2-1 nga vendasit. Kur po kronometrohej minuta e 9-të e pjesës së dytë, Maradona u çua në këmbë dhe po ndiqte me vëmendje aksionin e skuadrës së tij.

Sulm i cili shkoi keq për të tijët, që nuk arritën të gjenin fundin e rrjetës. Kjo nervozoi tej mase Maradonën, që pasi vendosi duart në kokë humbi ekuilibrin duke rënë në tokë.

Reagimi i stafit të Gimnasia ishte i shpejtë, teksa Maradona tregoi shenja frikë në fytyrë. Më pas, gjithçka kaloi normalisht, por nuk përjashtohet mundësia që Maradona pësoi ulje të tensionit në atë moment dhe jo një humbje ekuilibri.

/Ora News.tv/