Vjen “mini-pranvera” në mes të dhjetorit!

Nga nesër në tërë rajonin tonë do të depërtojnë masa më të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore dhe Mesdheu. Do të jemi nën ndikimin e masave ajrore stabile anticiklonike.

Këto masa ajrore do të jenë të ngrohta por pasi që jemi në gjysmën e muajti të fundit të vitit netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta veçanërisht nëse do të ketë mjegull. Nuk mund të parashikojmë me saktësi nëse do të ketë mjegull apo jo por nëse nuk do të ketë mjegull atëherë ditët do të jenë sikur në fillim të pranverës.

Temperaturat maksimale do të kalojnë mbi 10 gradë celsius e ndoshta ndonjë ditë në ndonjë rajon edhe mbi 15 gradë celsius në viset kontinentale, kurse në viset mesdhetare të Shqipërisë temperaturat do të shkojnë pak mbi 20 gradë celsius. Nxehtë do të jetë si në viset e ulëta po ashtu edhe në viset malore.

Nëse ndodhë që të ketë mjegull atëherë më nxehtë do të jetë në viset malore se sa në viset e ulëta për shkak të inversionit të temperaturave./Meteoballkan/