Profesori i famshëm i Tik Tokut me vallëzimet e tij propozohet për drejtor të Arsimit në Vushtrri

Profesori i famshëm i Tik Tokut me vallëzimet e tij propozohet për drejtor të Arsimit në Vushtrri

Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Lulzim Paci, tashmë i njohur në tërë Kosovën pasi u bë viral muaj më parë me vallëzimet e tij në TikTok është rikthyer sërish në temë diskutimi.

Kësaj radhe ai është propozuar për t’u zgjedhur drejtor në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vushtrrisë nga asambleisti i PDK-së, Ilmi Azemi. Azemi ka thënë se Paci ka përgatitja dhe përvojë adekuate për këtë pozitë.

Kujtojmë se vallëzimet e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok” bëri që profesori Lulzim Paci nga Vushtrria të fitojë zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti, madje mori edhe epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci