Balenës së ngordhur i gjejnë 40 kg mbetje plastike në stomak

Një balenë është gjetur e ngordhur pasi kishte ngrënë 40 kilogramë mbetje plastike. Balena është gjetur nga aktivistët në brigjet filipineze, dhe është cilësuar si një nga rastet më të këqija të helmimit.

Balena e ngordhur kishte në stomak qese dhe thasë orizi, etj.

“Balena vdiq nga uria sepse nuk kishte qenë në gjendje të hante për shkak të plehrave që i kishin mbushur stomakun e saj”, tha Darrell Blatchley, drejtor i muzeut D’Bone.

“Është shumë e neveritshme. Ne kemi kryer ndërhyrje në 61 delfinë dhe balena në 10 vitet e fundit dhe kjo është një nga sasitë më të mëdha të plastikës që kemi parë ndonjëherë në stomakun e një gjitari”, shtoi Blatchley.

Vdekja vjen vetëm disa javë pasi Aleanca Globale për Incinerator publikoi një raport mbi sasinë “tronditëse” të plastikës një përdorimshme në Filipine, duke përfshirë rreth 60 miliardë qese në vit.

Filipinet kanë ligje të rrepta për depozitimin e mbeturinave, por ambientalistët thonë se këto nuk janë zbatuar.

Grupi i aktivistëve që u mor me ekzaminimin shprehet se Filipinezët janë një nga ndotësit kryesor të oqeanit për shkak të përdorimit të plastikës.

Kjo lloj ndotjeje, e cila është gjithashtu e përhapur në vende të tjera të Azisë Juglindore, rregullisht i vret kafshët e egra si balenat dhe breshkat që konsumojnë mbeturinat.

Në Tajlandë, një balenë vdiq vitin e kaluar pas gëlltitjes së më shumë se 80 qeseve plastike. Një breshkë e gjelbër, një specie e mbrojtur, pësoi të njëjtin fat po në vitin 2018./oranews