Projektligji i Pagave| Sefaj: Dyfishohen pagat e oborrit qeveritar dhe diskriminohen shërbyesit civilë

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj ka reaguar i pa kënaqur ndaj Draftligjit për Pagat për shërbyesit civil.

Sefaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky Draftligji i Pagave dyfishon pagat e këshilltarëve politik.

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

Sipas draft Ligjit të Pagave keshilltarëve politik iu dyfishohen pagat, ( nga 560 – 1100 dhe nga 600 – 1200 ), ndërsa shërbyesve civil iu jepen vitra.

Dyfishohen pagat e oborrit qeveritar dhe diskriminohen sherbyesit civil, preformuesit e artit dhe mësimdhënësit.

Rrnoftë Kosova Republikë!