Sot shënohet 21-vjetori i rënies së Heroit Bahri Fazliu (foto)

Sot (e martë), në fshatin Llaushë të Besianës do të bëhen homazhe në nderim të heroit Bahri Fazliu, në 21-vjetorin e rënies së tij.

“Ftoheni që më 7 maj 2019 (e marte) në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Besianës (tek lapidari i Heronjve të Kosovës, FAHRI dhe BAHRI FAZLIU), të merrni pjesë në homazhe për Heroin e Kosovës Bahri Fazliu, në 21 – vjetorin e rënies.

Lavdi të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, është thënë në njoftimin për media.