Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti në duart e deputetëve, pa përkrahjen e Qeverisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njofton se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.

Tërheqja e Trustit ka gjetur mbështetjen e partive opozitare. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë pro tërheqjes së re nga Trusti, ndërkohë pushteti e konsideron të dëmshme për ekonominë.

Postimi i tij i plotë:

Kujtojmë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit.

Sipas Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.