Prokuroria: Ministrja Hajdari u intervistua nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sot është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Fokusi.info.

Kjo është bërë nga Prokuroria Speciale, përmes një komunikate për media, e nëpërmjet secilës, prokuroria ka demantuar ministren e cila më herët para mediave kishte deklaruar se s’është intervistuar.

Siç e konfirmon Prokuroria, intervistimi i ministres ka pasur të bëj me skandalin e rezervave shtetërore.

Lidhur, me këtë, ministrja Hajdari, nuk është deklaruar por se ka vendosur të mbrohet në heshtje.

“NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE

Prishtinë, 15 prill 2024 – Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, është njoftuar nga Prokuroria.

Lini një Përgjigje