Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe nëpër disa lugina me mjegull, ndërsa dita e këndshme pranverore me temperatura maksimale rreth 18-19 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të mërkurën në tërë rajonin na pret mot me diell dhe i ngrohtë. Pritet depërtimi i një fronti mjaft të dobët të ftohtë ajror i cili pak do të ndjehet në disa rajone në Kosovë. Në përgjithësi do të vazhdojë mot stabil dhe kryesisht i kthejllët.

Mot i ngjashëm pranveror do të vazhdojë deri në fundjavë. Për fundjavë pritet depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriu dhe verilindja. Pritet të ketë shtim të vranësirave në Kosovë dhe ulje të temperaturave, por me reshje simbolike atmosferike. Temperaturat do të kthehen në normale, madje mund të jenë nën normale, pak a shumë dimërore për viset tona kontinentale./Meteoballkan