Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

Prokuroria Speciale sot gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e konfirmoi për Front Online zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

Tre të ndaluarit janë ngarkuar me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes”.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”, u shpreh Lutfiu.

Gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht mbrëmjen e së martës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.