Prokuroria Speciale që dy muaj pa kryeprokuror

Kanë kaluar dy muaj pas mbylljes së konkursit për emërimin e kryeprokurorëve. Mirëpo edhe pse është mbyllur konkursi, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk kanë kryeprokuror.

Që nga pensionimi i ish kryeprokurorit, ky organ i akuzës ka mbetur me ushtrues detyre.

Në situatë të njëjtë është edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Edhe ky organ është duke u udhëhequr nga një prokuror me mandat të ushtruesit të detyrës.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial për këto dy prokurori ka hapur konkurs për këto dy pozita pra dy muajsh.

Madje ky organ edhe e ka ndërruar rregulloren për zgjedhjen e kryeprokuroreve.

Por, në krye të këtyre dy prokurorive nuk është zgjedhur ende askush.

Ndërkohë, në garë për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë pesë kandidat.

Garës për këtë pozitë kanë qenë, ish kryesuesi i Këshillit Prokurorial Blerim Isufaj dhe prokurorët Atdhe Demaj, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Afrim Shefkiu.

E për të parin e Prokurorisë në Prishtinë janë 4 kandidat.

Në garë ka hyrë ushtruesi aktuali detyrës së kryeprokurorit Kujtim Munishi e Prokurorët Fitore Sadikaj, Fatmir Behrami dhe Valdet Gashi.

Të gjithë këta do të ju nënshtrohen procedurave të intervistimit pran Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Por, me sy kritik këtë proces e shohin monitoruesit e sistemit të drejtësisë.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, sidomos vërejtje kanë sa i përket kandidatit Kujtim Munishi.

“Fatkeqësisht, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ajo që po shohim ne është se kemi një kandidat i cili është i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kryeprokurorin Lumezi, ka qenë këshilltar i tij, është kryeprokurori i cili ka mbyllur rastin e Lumezit lidhur me dyshimet e falsifikimet e provimit te jurisprudencës”, ka thënë drejtori ekzekutiv i IDK-së, Ehat Miftaraj.

Por, gjithë këto pretendime të IKD’së i mohon vet Kujtim Munishi.

Madje ai i vlerëson si shpifje gjithë këto akuza.

“Jetojmë në demokraci dhe secili ka të drejtë më fol çka të dëshiron, por me shpif nuk është mirë. Nuk mundemi me fol diçka pa e vërtetu mirë dhe shpifja dënohet në procedure civile. Nuk qëndron asnjë e vërtetë aty, na i dimë qëllimet dhe pretendimet e tyre cilat janë, kështu që unë nuk jam lëshuar në ato”, ka thënë Munishi.

Ndërkohë, të kontaktuar nga T7 Këshilli Prokurorial nuk kanë bërë të ditur se kur do të përfundojnë procedurat për përzgjedhjen e kryeprokurorëve.

Veçse kanë thënë se ata po i respektoj të gjitha procedurat e parapara në pajtim me rregulloren për përzgjedhjen e kryeprokurorëve.