Zhvillimet politike në Kosovë, temë diskutimi mes Haradinajt e Begajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj ka njoftuar se së bashku me Begajn kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri e rajon.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.