Prokuroria urdhër për ndalimin e publikimit të përgjimeve, Fevziu nuk i bindet

Pas publikimit të përgjimeve të dosjes “339”, Prokuroria pranë Shkallës së Parë për Krimet e Rënda urdhëroi të ndalohet publikimi i akteve të kësaj dosje në media, pasi dosja në fjalë është ende në proces hetimor.

Lidhur me këtë urdhër ka reaguar edhe moderatori Blendi Fevziu, i cili gjatë emisionit të tij në “Opinion” e konsideroi kriminale, pasi sipas tij cenohet liria e medias.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, e fjalës së lirë. Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj, por gazetarët këtë detyrë kanë. Është më shumë se idiotësi, çdo dokument që keni silleni se e publikoj unë le të veprojë prokuroria. Silleni dhe le të vijë prokuroria e të procedojë pastaj. Është e drejtë e prokurorisë të ruajë dokumentet, të hetojë kush nxjerr sekretet”, deklaroi Fevziu.