4 mijë njerëz të angazhuar në ekipet e shpëtimit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë në kërkimet për të mbijetuar tjerë në Durrës dhe Thumanë.

Sipas Reutersit, në mesin e 4 mijë njerëzve të angazhuar në kërkime janë mjekë, policë dhe ushtarë të shumtë, transmeton KTV.

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallësh goditi Shqipërinë të martën.

Ky tërmet është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë në 40 vjetët e fundit.