Prokuroria vendos në favor të AKI-së: S’ka elemente të veprës penale për hapjen e kasafortës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka deklaruar se nuk janë gjetur elemente të veprës penale në lidhje me hapjen e kasafortës në Presidencën e vendit.

Nga Prokuroria kanë thënë se nga hetimet e bëra deri tani për hapjen e kasafortës në presidencë, nuk ka elemente të veprës penale siç është pretenduar.

“Lidhur me hapjen e kasafortës në presidencë, ju njoftojmë se nga hetimet preliminare që janë bërë nuk janë gjetur elemente të veprës penale”, kanë thënë nga Prokuroria për T7.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kishte paraqitur rastin në Polici duke thënë se dikush ka hapur kasafortën e presidencës dhe kjo ka qenë ndërhyrje e paautorizuar si dhe shkelje e protokollit të sigurisë.

Osmani kishte thënë se këshilltari i tij kishte gjetur në presidencë një person i cili ishte prezantuar si agjent i AKI’së, ku ai po tentonte të hapte kasafortën e sigurisë dhe të merrnin dokumente të cilin ishin të klasifikuar si sekrete.

Por, të gjitha këto pretendime nga Vjosa Osmani po i hedh poshtë Prokuroria Speciale e Kosovës, ku po thotë se nuk kanë gjetur asnjë element që përbën vepër penale.