Promovohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës” i autorit Kemail Shaqiri

Është promovuar libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës” i autorit Kemail Shaqiri.

Recensent i librit është Hysen Geci, kurse redaktor Bedri Tahiri.

Recensent i librit Hysen Geci, duke folur për librin tha se autori Kemail Shaqiri me mjeshtërinë e një ushtaraku e shkroi këtë libër se si erdhi deri tek profesionalizmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lufta e fundit në Kosovë na solli mundësi  të reja si edhe pasardhësit tonë, për periudhën e luftës u shkruan shumë libra dhe u botuan që folën për luftën çlirimtare të popullit, por me përvoja të ndryshme. Në këta libra hyn edhe ky libër që sapo iu dha mundësia e bojkotoi ushtrinë jugosllave dhe u bashkua përkrah burrave dhe grave. Në librin e kolonel Kemail Shaqirit vërehet vështirësia e organizimit të luftës e vullnetarëve dhe një oficeri përballë një ushtrie të rregullt”, tha Geci.

Në këtë libër sipas tij autori kujton organizimin e ushtrisë dhe vështirësitë e sidomos të ndërhyrjeve politike të asaj kohe në organizimin e ushtrisë.

“Autori na kujton se organizimi i një ushtrie çlirimtare dhe profesionale i një populli në zhdukje pati rreziqe dhe vështirësi. Këtu na pasqyron edhe politikat e gabuara dhe ndërhyrjen e politikës në çështjet ushtarake”, tha ai.

Autori Kemail Shaqiri duke i falënderuar të pranishmit tha se është përpjekur që të paraqes përmes kronologjisë rrugën se si u formua UÇK-ja para dhe pas luftës.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të ju përshëndes për pjesëmarrjen e juaj, falënderimet tona janë të drejtuara nga ju. Ne jemi përpjekur ta shkruajmë këtë libër të luftës së UÇK-së sipas një kronologjie të para luftës pas luftës.  Motivi im është që pas shumë viteve fillova ta shkruaj një pjesë të historisë së luftës, ky libër është i shkruar në anën ushtarake këtë libër ia kam dedikuar babit tim i vrarë në vitin ‘99 nga forcat e armikut. Në libër ngërthehen shumë ngjarje”, tha ai, raporton EO.

Pas përurimit, u interpretuan disa pika muzikore që ndërlidheshin me luftën e UÇK-së dhe komandantit legjendarë Adem Jasharit.

Shtëpia Botuese “Lena Grafik” e nderoi autorin me mirënjohje për kontributin e kolonel Shaqirit.