Bayern Munchen siguron supertalentin shqiptar

Bayern Munchen e ka siguruar blerjen e supertalentit kosovar, Leon Dajaku.

18 vjeçari që u zhvillua si futbollist te skuadra e Shtutgartit pritet që sot të iu nënshtrohet testeve mjekësore te gjiganti gjerman.

Blerja e Dajakut është bërë me insistimin e drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Është një talent i madh me të ardhme të ndritur. Jemi të lumtur që do ta kemi në skuadër një futbollist kaq të talentuar” ka thënë Salihamidzic.

1.5 milionë euro do të paguaj Bayern për talentin kosovar. Dajaku pritet që fillimisht të luaj për skuadrën e dytë të Bayernit që garon në ligën e tretë gjermane.