Promovohet poema “Adem Jashari” e autorit Ilir Shaqiri

Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot  është promovuar poema “Adem Jashari”, me autor këngëtarin e mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri. Në këtë ngjarje morën pjesë aktorët: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Llesh Nikolla, të cilët recituan pjesë nga kjo poemë por edhe mysafirë të tjerë.

Shyqeri Galica e bëri një prezantim për këtë aktivitet kulturor në kuadër të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Ai e tha një biografi të këngëtarit Ilir Shaqiri, të cilin e vlerësoi lartë kontributin e tij në çështjen kombëtare nga këndi i artistit. Në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar ai e nxori albumin e tij. Ky këngëtar ka preokupim edhe për letërsinë. Deri tani ka botuar disa libra por edhe është autor i disa filmave dokumentar. Mijëra këngë u ka kushtuar dëshmorëve të kombit. Puna e tij është çmuar kudo ku ka shqiptar. Tani është vepra e tij e sapo dalë nga shtypi Adem Jashari me 10 mijë kopje, që do të shpërndahet falas.

Abdyl Kadolli, ka folur për veprën poema Adem Jashari ,të cilën e vlerësoi si veprën me të plotë që vjen në këtë 20-vjetor. Kjo poemë ka 28 këngë që konsiston me ditëlindjen e Komandantit Legjendar dhe Ditën e Flamurit kombëtar.

Recensuesi i librit gjeneral Kudusi Lame ka folur për poemën Adem Jashari. Sipas tij kjo vepër e madhe sjell dashurinë e Ademit për tokën e tij, për familjen, për atdheun e copëtuar. Jasharajt paraqiten si gjymtyrë e atdheut e që na ndërgjegjëson të gjithë neve për të të. Komandanti Adem Jashari na paraqitet heroin që kërkoi të bëhej atdheu se bashku me 60 Jasharajt e tjerë që luftuan me 8 mijë forca serbe, 4 mijë nga ta benë vetëm rrethimin. Por rënia e Jasharajve e krijoj një shtet, theksoi ndër të tjera gjeneral Kudusi Lame.

Edhe recensenti tjetër, Arben Veselaj tha se në përvjetorin e 20-të, Iliri i rikthehet Adem Jasharit jo me këngë kësaj, por përmes letërsisë.