PRONTO Kurti| “Pa kunkuru”, Qeveria propozon kandidatët për Bord të OSHP-së

Qeveria e Kosovës ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës listën me 10-të emra për kandidatë dhe anëtarë bordi të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se komisioni i caktuar për përzgjedhjen e kandidatëve ka shfaqur pakënaqësi me aplikimet për shkak të mungesës së përvojës dhe të profesionalizmit.

Emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Periskopi ka mësuar se, anëtarët e propozuar, Arbnor Tmava dhe Nita Bejta dhe Milot Spahiu nuk i janë nënshtruar garës së rregullt, sipas afateve kohorë të konkursit.

Nuk dihet se nga kanë “mbirë” këta emra.

Para pak ditëve mediat kanë publikuar emrat e 25 kandidatëve të cilët i janë nënshtruar selektrimit të dokumentacionit nga komisioni.

Emrat që kanë garuar për anëtar të Bordit, listë të cilën e ka publikuar qeveria për media kanë qenë:

Në konkursin për kryetar dhe katër anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili ka qenë i hapur nga 10 deri më 24 dhjetor 2021, kanë aplikuar gjithsej 25 kandidatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr.03/54 të datës 12.01.2022 e ka emëruar Komisionin përzgjedhës i cili me datën 14.01.2022 ka mbajtur takimin për shqyrtimin e CV të kandidatëve që kanë aplikuar.